Elena Rybakina, “Mbretëresha” e re e Wimbledon

Kampionia e re e ‘Wimbledonit’ është Elena Rybakina. Tenistja kazake arrin suksesin e saj të parë në karrierë në Slam, duke iu imponuar numrit 2 në botë, tunizianes Ons Jabeur 2-1 me sete, 3-6, 6-2 dhe në fund 23-vjeçarja fiton me të njëjtën rezultat. Rybakina ka lindur në Moskë dhe fitorja e saj vjen në një vit ku Wimbledon ndaloi rusët të luanin, megjithatë tenistja e ka ndryshuar nacionalitetin në vitin 2018, pasi mori mbështetje të madhe financiare nga Kazakistani.
Finalja zgjati 1 orë e 48 minuta lojë dhe dhe për herë të parë në karrierën e saj, arrin me meritë të ngrejë një trofe kaq prestigjoz. Ky sukses është gjithashtu afirmimi i parë për një teniste nga Kazakistani, që triumfon në një nga katër turnetë më të rëndësishëm të tenisit botëror.
Pas triumfit tenistja Elena Rybakina tha fjalët e para.
“Turma ishte e pabesueshme dhe dua të përgëzoj kundërshtaren time, ti je një frymëzim. Ishte një kënaqësi të luaja kundër teje. Të jesh fituese është thjesht e mrekullueshme. Sigurisht që nuk do të isha këtu pa ekipin tim, kështu që dua t’u them një falënderim të madh, gjithashtu edhe prindërve të mi”, përfundoi 23-vjeçarja.