Verstappen, i pari në Australi: e ndjek Mercedes

Max Verstappen pushton pole position në Çmimin e Madh të Australisë, raundi i tretë i kampionatit botëror F1 2023, një ekskluzivitet i RTSH. Dy herë kampioni në fuqi i botës mbizotëroi në një ditë të komplikuar për Red Bulls, duke mposhtur Mercedesin e George Russell me dy të dhjetat. Leëis Hamilton përfundon në pozicionin e tretë. Megjithatë, në kualifikuese, Ferrari nuk po shkëlqen ende, me Carlos Sainz në vendin e 5-të dhe Charles Leclerc të 7-tin. Sergio Perez do të startojë nga vendi i fundit pas daljes nga pista në Q1.
“E prisja një situatë të tillë, kushte të vështira, gjë që ndodh gjithmonë këtu në Melburn për shkak të asfaltit. Perez e nis nga pas, por ky nuk është problem për ne si ekip. Ne kemi një makinë të shpejtë, e rëndësishme është të fillojmë mirë në semafor. Në çdo rast, unë jam i fokusuar në garën time”. Max Verstappen tashmë është fokusuar në garë, në një garë nën menaxhim në Melburn, pa i kushtuar shumë rëndësi telasheve të shokut të tij të skuadrës që e mundi në GP të Arabisë Saudite dy javë më parë dhe e ndjek me vetëm një pikë prapa në klasifikimin e përgjithshëm.
NISJA
Rreshti i parë
- Verstappen (Red Bull)
- Russell (Mercedes)
Rreshti i dytë
- Hamilton (Mercedes)
- Alonso (Aston Martin)
Rreshti i tretë
- Sainz (Ferrari)
- Stroll (Aston Martin)
Rreshti i katërt
- Leclerc (Ferrari)
- Albon (Williams)
Rreshti i pestë
- Gasly (Alpine)
- Hulkenberg (Haas)
Rreshti i gjashtë
- Ocon (Alpine)
- Tsunoda (AlphaTauri)
Rreshti i shtatë
- Norris (McLaren)
- Magnussen (Haas)
Rreshti i tetë
- De Vries (Alphatauri)
- Piastri (McLaren)
Rreshti nëntë
- Zhou (Alfa Romeo)
- Sargeant (Williams)
Rreshti i dhjetë
- Bottas (Alfa Romeo)
- Perezi (Red Bull)