Ancelotti: E vërtetë që Brazili më kërkon, është emocionuese

Carlo Ancelotti pranon kontaktin mes tij dhe Brazilit. Ai tha në konferencën për shtyp në Madrid: “Është e vërtetë, Brazili më dëshiron mua si trajner dhe është një perspektivë që më emocionon. Por ka një kontratë në fuqi me Real Madridin dhe unë synoj ta respektoj atë”.
Trajneri italian konfirmon kështu interesimin e Seleçaos, aktualisht në duart e Ramon Menezes. Megjithatë, kontrata me Real Madridin skadon në vitin 2024 dhe Ancelotti nuk ka ndërmend ta ndërpresë atë.
Madrilenët, për ndeshjen e radhës, janë të impenjuar në sfidën me Valladolid, që do të luhet ditën e diel. Të besuarit e Ancelottit ndodhen në vendin e dytë në klasifikim me 56 pikë, 12 më pak se Barcelona e vendit të parë, e cila nga ana e saj luan sonte në mbrëmje në fushën e Elche.