Lushnjë/ Plagoset me armë zjarri 60-vjeçarja, policia vihet në kërkim të autorit

Një 60-vjeçare ka mbetur e plagosur në Lushnjë në rrethana ende të paqarta.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20, në fshatin Ballagat, ku shtetasja B. S., 60 vjeçe, ka mbetur e plagosur nga të shtënat e armës.
Ajo ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Ndërkaq, policia është vendosur në kërkim të autorit i cili pas plagosjes është larguar nga vendngjarja.
“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit, shtetasi A. H. i cili pasi e ka plagosur në këmbë 60-vjeçaren, është larguar nga vendngjarja.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit“, thuhet në njoftimin e policisë.
/rtsh.al/