Projektligji, akciza do te mblidhet nga doganat Sonila Isaku
Ndryshimi i ligjit te akcizave do te ndryshoje menyren e mbledhjes se tyre, ku nuk do te jene me organet tatimore ato qe do te vjelin keto te ardhura, por doganat. Zv/ministri i Financave, Alfred Rrushaj, tha se, ky ndryshim eshte ne kuadrin e perafrimit te legjislacionit me Bashkimin Evropian dhe synon te ule hapesirat e evazionit fiskal. "Sot, administrimi i akcizes behet nga administrata doganore, per mallrat e importit dhe nga administrata tatimore, per mallrat e akcizes qe prodhohen ne vend. Do te jete nje administrate, ajo qe do te administroje akcizen, qe do te jete administrata doganore", tha me tej zv/ministri Rushaj. Sipas tij, nje administrim i tille do te bente te mundur mbylljen e ciklit, duke minimizuar cdo mundesi per evazion fiskal. Ai shtoi se administrata doganore ka nje eksperience te mire ne menaxhimin e mallrave te akcizes, vecanerisht per mallrat e regjimit te pezullimit tatimor fiskal. Nje pjese e mire e mallrave te akcizes, qe prodhohen ne vendin tone, lendet e para i marrin nga importi. "Atehere, mbyllja e ketij cikli, pra ndjekja qe nga momenti kur nje lende perdoret per te prodhuar nje mall akcize, ndjekja e ciklit te prodhimit, deri te cikli i hedhjes ne treg dhe te pasurit ne nje dore te vetme e gjithe ketij procesi, ben te mundur qe lufta ndaj cdo lloj evazioni te ishte ne nivelin me te larte, cka do te sillte, jo vetem te ardhura shtese ne buxhetin e shtetit, si pasoje e luftes ndaj evazionit, por mbi te gjitha, do te vendoste ne nje faze te re te konkurrueshmerise te operatoreve ne treg", tha zv/ministri i Financave. P/ligji, shpjegoi me tej Rushaj, parashikon nje platforme te re, qe do te thote qe te gjithe operatoret ne treg, te pajisur me magazina fiskale, do te kene nje modul elektronik, ne te cilin do te mund te pasqyrojne te gjitha levizjet per mallrat e akcizes. Ky modul, sipas Rushajt, do te llogarise detyrimet dhe do te pasqyroje edhe vjeljen e detyrimeve eventuale. Duke pare keto ndryshime, komuniteti i biznesit ka kundershtuar draftin e ri per akcizat, i cili eshte rikonceptuar nga e para, duke e konsideruar ate si nje ligj shume te forte. Sipas tyre, ky ligj ka rritur ndjeshem penalitetet, duke i pesefishuar ato per cdo shkelje. Ndersa, parashikohet se ne rast te mospageses se vleres se akcizes administratoreve, apo ortakeve, iu konfiskohet pasuria. "Pr/ligji ne disa nene nuk perfaqeson nismen e qeverise ne mbrojtjen tone apo te biznesit vendas, duke parashikuar dispozita qe na detyrojne te leme garanci per gjobat ose ne te kundert, parashikohet sekuestrimi i prones", kane pohuar perfaqesuesit e biznesit. Por, pavaresisht kesaj, zv/ministri i Financave sqaroi se pr/ligji parashikon nje platforme te re, qe do te thote qe te gjithe operatoret ne treg, te pajisur me magazina fiskale, do te kene nje modul elektronik, ne te cilin do te mund te pasqyrojne te gjitha levizjet per mallrat e akcizes. Ky modul, sipas Rushajt, do te llogarise detyrimet dhe do te pasqyroje edhe vjeljen e detyrimeve eventuale.