E Diel, 1 Nëntor 2026

Vesa, në fushatë me Sali Berishën

Këngëtarja nga Prishtina, Vesa Luma, ka disa ditë që ka një angazhim të veçantë.
Ajo bën pjesë ne grupin e këngëtarëve që shoqërojnë Partinë Demokratike dhe kryeministrin e Shqipërise, Sali Berisha gjatë fushatës elektorale.

Në këto organizime marrin pjesë edhe Dr.Flori, Soni Malaj, Renis Gjoka, Ermal Mamaqin dhe Vedat Ademi.

Ndërkohë, të dielën Vesa ka festuar ditëlindjen e saj të 27-të. Mes dhuratave të pranuara ishte edhe një tortë e artë, e cila formonte shkronjën e parë të emrit të saj dhe atë të të fejuarit, Big Basta. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›