E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veseli: Rahoveci si Toskana dhe Bordo

Me rastin e antarësimit të 150 të rinjve në Partinë Demoktratike të Kosovës (PDK) në Rahovec, përfaqësues të PDK-së kanë shpërndarë libreza të anëtarësisë në këtë komunë.

Duke folur para shumë të rinjve, sapo të anëtarësuar në PDK dhe para shumë qytetarëve, Kadri Veseli i shoqëruar edhe nga nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuqi, ka thënë se Rahoveci duhet të shndërrohet në promotorë të zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës.

“Rahoveci është i bukur si Toskana në Itali dhe Bordo në Francë”, ka thënë Veseli.

Në mënyrë që ky qytet të ndërrohet në Toskanë dhe Bordo të Kosovës, Veseli ka thënë se duhet punuar me përkushtim maksimal. Punës së palodhshme, sipas t’i shtohen edhe stimulimet për vreshtarët dhe largimi nga taksat.

“Ky përkushtim, duhet të përhapët cdokund, në familje, në lagje, në fshatra dhe qytete”, ka theksuar Veseli.

Më pas, nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuqi ka shpërndarë librezat e anëtarësisë për 150 të rinj nga Rahoveci.

Djali i Ukshin Hotit i bashkohet PDK-së

Në mesin e 150 anëtarëve të rinj që iu bashkuan të dielën PDK-së në Rahovec, është edhe Andin Ukshin Hoti.

Përfaqësues të PDK-së pohuan se aderimet e reja argumentojnë faktin se PDK është subjekt që garanton më të mirën e Rahovecit dhe Kosovës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›