Balotelli në shitje

Mario Balotelli nuk konsiderohet më lojtar i rëndësishëm te Manchester City. Sipas tabloidit britanik The Sun, sulmuesi italian do të shitet nga ‘Citizens’ gjatë janarit ose në qershor të vitit të ardhshëm.
Roberto Mancini synon që sezonin e ardhshëm ta ketë në dispozicion Radamel Falcaon, kështu që ‘Super Mario’ ka rënë prej kombinimi.
Për përfaqësuesin italian, interesim kanë shfaqur Milani dhe Paris Saint Germaini.
Ky i fundit duket se ka bërë gati plot 40 milionë funte (53 milionë euro), për ta pasur në ekipin e Carlo Ancelottit ish-futbollistin e Interit.