E Shtunë, 31 Tetor 2026

Predhat të L. II Botërore, banorët e Ishmit në rrezik

Gjendet sërish një sasi predhash që i përkasin Luftës së Dytë Botërore në Ishëm të Durrësit, teksa banorët e kësaj zone po punonin për zgjerimin e një rrugë.
 

30 predha luftarake janë gjetur sërish në fshatin Shetë, pikërisht pak metra larg zonës ku u gjend edhe një tjetër sasi pak ditë më parë, kur banorët po gërmonin për themelet e një banese.
 

Banorët shprehen të shqetësuar përballë kësaj situate, për të cilën thonë se përbën një rrezik serioz, sidomos për fëmijët e tyre.

Predhat mendohen se i ka lëne ushtria gjermane në momentin e tërheqjes së saj nga Shqipëria, te cilat shërbenin për asgjesimin e anijeve të cilët i afroheshin brigjeve shqiptare. Rreziku për shpërthimin e tyre është evidente, pas gërmimeve që janë kryer.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›