Veshjet tradicionale të Këlcyrës, simbol krenarie dhe burim interesi për vendasit dhe të huajt

Në Këlcyrë, tradita dhe historia ndërthuren ende në çdo fije të stofit të vjetër, veshjet tradicionale të kësaj zone, dikur pjesë e përditshmërisë së banorëve, sot janë bërë simbol krenarie dhe burim interesi për vendasit dhe të huajt.
“Ka shumë kërkesa dhe puna është e vështirë, një pjesë realizohet me makinë dhe pjesa më e madhe me dorë”, u shpreh artizania, Erjona Prifti
Për emigrantët dhe të huajt, veshjet tradicionale janë më shumë se kostume, janë një mënyrë për të njohur historinë dhe kulturën shqiptare përmes artit dhe punës me dorë.
“Edhe emigrantët i kërkojnë por edhe shkollat për aktivitete të ndryshme”, tha ajo.
Sot, këto veshje nuk janë thjesht relike të së shkuarës. Në çdo festë lokale, në panaire artizanale apo në aktivitete kulturore, ato rikthehen për të treguar historinë e një populli që nuk harron rrënjët.
Gazetare: L. Koçiu
/rtsh.al/