E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti i Egjiptit mban seancën përuruese

Seanca e parë e parlamentit nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave që humbën jetën në kryengritjen  kundër Mubarakut në muajin shkurt. Seancën e parë e hapi anëtari më i vjetër i Parlamentit të ri, 81-vjeçari Mahmoud al-Saqa i partisë liberale Wafd.

Një nga hapat e parë të sesionit të ri pritet të jetë zgjedhja e kryetarit të ardhshëm të Parlamentit. Partia për Liri dhe Drejtësi e Vëllazërisë Myslimane e cila ka rreth 43 % të deputetëve në Asamblenë Popullore ka propozuar Saad el-Katatnin, dhe “Al-Xhazira thotë se ai ka shumë gjasa që të miratohet në postin e lartë”.

Çështjet e para me të cilat do të merret parlamenti në nisje të punimeve janë thellësisht procedurale mirëpo populli pret të shikojë mënyrën se si do të ndërveprojë parlamenti me udhëheqësit ushtarakë./Start/

                                                                                             2012-01-23 16:12
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›