Vështirësi qarkullimi nga akulli në zonat e thella
Pas qetësimit të stuhisë dhe reshjeve të borës në zonat e thella të vendit, qarkullimi sot është bërë i vështirë për shkak të akullit e ngricës. Edhe pse situata duket e normalizuar, policia rrugore ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të automjeteve që të jenë të kujdesshëm, në rrugët e zonave të thella.
PukeProbleme ka në zonat thella të Pukës, ku stuhia la fshatra të tërë pa energji elektrike. Situata ka vazhduar e njëjtë edhe sot, me mungesë të energjisë elektrike dhe me rrugë të rrëshqitshme për shkak të ngricës, krijuar pas rënies së borës.
Mësohet se nëpër rrugë ka nisur puna për hedhjen e skorjeve dhe normalizimin e qarkullimit, edhe pse lëvizja në këtë paradite të ftohtë ka qenë e paktë.
MirditeMë mirë se dje, paraqitet gjendja edhe në zonat e Mirditës, ku një ditë më parë rruga ishte e bllokuar për shkak të motit të keq. Probleme nga rrugorët janë ndeshur në akset Kukës- Qafë Mali, akset në rrethin e Mirditës, Pukës dhe në Fushë Arrëz.
ElbasanProbleme jane shenuar edhe ne zonen e Elbasanit. Qafe-Krrabasipas burimeve policore kalohet me veshtiresi. Policia ka patrulluar gjithe kohen ne kete aks per te evituar problemet apo aksidentet e ndryshme. Tjeter patrulle eshte vendosur ne aksin Prrenjas-Qafe Thane. Nderkohe po punohet per t'i bere akset lehtesisht te kalueshme. "Deri tani nuk jane shenuar demtime apo probleme serioze"- thone burimet e policise qe patrullojne ne kete aks, duke shtuar se shume mjete jane kthyer mbrapsh, duke marre drejtimin tjeter nga Durresi, per te evituar rrugen qe ka qene shume e rreshqitshme. KukesiPas reshjeve të borës, në rajonin e Kukesit janë shenuar ulje të ndjeshme të temperaturave të shoqëruara me ngrica. Kjo ka bërë që të vështirësohet qarkullimi në aksin rrugor kombëtar Kukes-Fushë-Arrës. Megjithatë sipas drejtorit rajonal të rrugëve, Rushit Gashi të gjitha rrugët nacionale janë të qarkullueshme kun ë aksin Kukes-Fushë-Arrës mund të qarkullohet edhe pa zinxhirë, pasi po vazhdon hedhja e kripës.
Gashi ka bërë të ditur gjithashtu se janë zhbllokuar nga bora segmentet rrugore Kukes-Shishtavec dhe Kukes-Ura e Dodes e aksit Kukes-Peshkopi, por në këto akse qarkullohet vetëm me ndihmën e zinxhirëve të bores.
Moti Duket se ky është vetëm fillimi, pasi sinoptikanët parashikojnë së paku deri në fillim të javës ulje të temperaturave, duke thënë se moti do të jetë i panqendrueshëm. Me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit dhe reshje bore në zonat e thella.