E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat serbe: Këshilli i Sigurimit i KB-së mblidhet të mërkurën

Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për rikonfigurimin e misionit civil ndërkombëtar në Kosovë do të mbahet të mërkurën. Lajmin e japin mediat serbe të cilat u referohen burimeve diplomatike.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon do të duhej që në këtë seancë të paraqes raportin mbi rikonfigurimin e pranisë ndërkombëtare civile në Kosovë.

Shefi i diplomacisë evropiane Javier Solana ka thënë të premten, pas takimin me Ban Ki-Moonin, se pret që raporti do të publikohet në fillim të javës së ardhshme, në mënyrë që misioni i Bashkimit Evropian të jetë i gatshëm për vendosje në fillim të dhjetorit.

Sekretari i Përgjithshëm i KB-së, sipas paralajmërimeve të diplomatëve në KB, javën e ardhshme do të duhej të paraqes raportin në të cilin pohohet se është arritur pajtueshmëri e mjaftueshme që EULEX të merr përsipër disa nga autorizimet e UNMIK-ut. /Telegrafi/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›