E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti 2012 - vit sfidash

Shpresa dhe mirebesimi shoqeruan festimet e Vitit te Ri ne mbare boten. Ne Sidnei 15 milione vete festuan nen moton Koha per te enderruar. Ne Nju Jork mijera vete festuan ne Sheshin e njohur Times Square. Ne Berlin festa me e madhe e Vitit te Ri zhvillohet ne Porten e Brandenburgut. Ne te gjithe Europen pati shperthime te fuqishme fishekzjarresh. Para Europes Vitin e Ri e festuan vendet aziatike ne Paqesor. Samoa Tokelua dhe ishujt perreth ishin vendet e para qe priten Vitin e Ri 2012. Ne Pekin viti i Ri u prit me nje shou gjigand te projektuar me lazer ne tempullin e qiellit 600 vjet te vjeter.

Por kreret e shteteve dhe qeverive nga e gjithe bota i kane pergatitur qytetaret e tyre per nje vit te veshtire dhe me sfida te reja. Presidenti francez Nicolas Sarkozy i pergatiti francezet per nje vit te mundimshem. Francezet po hyjne ne krizen me te madhe ekonomike qe pas Luftes se II Boterore tha Sarkozy. Edhe kreret e shteteve dhe qeverive te vendeve te eurozones te zhytura ne borxhe bene fjale per sfidat me te madhe.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift

Fjalime te mbuluara nga kriza e euros

Kryeministri grek Lukas Papademos dhe presidenti italian Napolitano shpallen kursimet e reja edhe ne fjalimet e vitit te ri. Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh me optimizem te permbajtur se kriza nderkombetare mund te vihet nen kontroll. Gjermania sipas Merkelit duhet te pergatitet per perpjekje te medha per te shpetuar euron. Europa bashkohet me shume nga kjo krize. Rruga per ta tejkaluar ate eshte e gjate dhe nuk do te jete pa sakrifica por ne fund te saj Europa do te dale me e forte se me pare. Europa duhet te mesoje nga gabimet e se shkuares.

Ndersa presidenti amerikan Barack Obama e cilesoi vitin 2012 nje vit qe do te sjelle ndryshime te medha. Osama bin Laden ka vdekur dhe Al Kaida ka marre goditje te rende por lufta kunder terrorizmit nuk ka marre fund tha Obama. Papa Benedikti i XVI i kerkoi komunitetit te fese se krishtere te perhapin me zell te ri besimin e tyre. Ndersa kreu i kishes evangjeliste ne Gjermani Nikolaus Schneider theksoi ne mesazhin e Vitit te Ri seZoti na dhuron ne keto kohe lajmesh shqetesuese edhe durim dhe guxim.

Autor Ag/Arapi

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›