E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debate te ashpra ne parlament

Ashtu sic edhe pritej seanca parlamentare eshte perfshire nga debate te ashpra lidhur me skandalin seksual te denoncuar nga Fiks Fare ku ministri Ylli Pango ishte protagonist i nje video.Kryetarja e Kuvendit ka reaguar ashper duke e cilesuar Pangon si njeriun qe ka tradhetuar moralin e Partise Demokratike.Madje kryeparlamentarja i ka kerkuar kryetares se grupit parlamentar socialit Valentina Leskaj te mos tregohet e bute.Ndersa kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta ka kerkuar qe ministri i shkarkuar te dorezoje edhe mandatin e deputetit per ti kthyer dinjtetin parlamentit.Deputete te tjere te mazhorances qeverisese kane denuar skandalin por kane gjetur argumente edhe per te sulmuar opoziten.Nderkohe burime te prokurorise se pergjithshme konfirmojne lajmin se kane nisur menjehere hetimet per skandalin seksual,cka do te thote se ministri i shkarkuar Ylli Pango rrezikon edhe ndeshkimin penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›