Shqipëri-Kosovë, marrëveshje për shkëmbimin tregtar

Biznesi shqiptar do të rrisë shkëmbimet tregtare me Kosovën, në kushtet kur tregu Kosovar ka mangësi mallrash për shkak të masave të reciprocitetit me Serbinë.
Orientimi i biznesit shqiptar drejt Kosovës, ka qenë apeli që është lëshuar në forumin për rritjen e shkëmbimeve ekonomike tregtare ndërmjet dy vendeve, organizuar në universitetin mesdhetar në kryeqytet. Rektori i këtij universiteti, Anastas Angjeli nxiti qarkullimin tregtar Kosovë-Shqipëri.
Për kreun e Dhomës së Tregëtisë e Industrisë, në Shqipëri Nikolin Jaka ka ardhur koha e unfikimit të tregut Kosovë-Shqipëri, ndërsa Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të bizneseve i bëri thirrje biznesve shqiptare të marrin tregun e Kosovës. Në fund të forumit, Jaka dhe Shahini firmosën edhe marrëveshjen për rritjen e shkëmbimeve tregtare Kosovë-Shqipëri.