Pacolli, fushatë të re për njohjen e Kosovës

Zv/kryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli ka nisur një fushatë të re për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Mediat kosovare informojnë se ai po qëndron sërish në Afrikë në përpjekje për sigurimn e njohjeve të reja për Kosovën.
Njohja e 77-të, e vendit nga Afrika Qendrore erdhi si rrjedhojë e lobimit të tij, pasi ishte vetë Pacolli që e prezantoi letrën e njohjes. Pacolli kishte thënë vitin e kaluar se me të në pushtet, Kosova do të anëtarësohej në OKB, në shtator të këtij viti.