Vestervelle: Çështja e kufirit, e mbyllur. Të nisë dialogu

Ministri i jashtëm gjerman, Guido Vestervelle ka deklaruar sot në Prishtinë se integriteti i kufirit të Kosovës është një çështje e mbyllur ndërsa ka kërkuar të realizohet zgjidhja e përkohshme për veriun.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Hashim Thaçi, Vestervelle ka theksuar se integriteti territorial i Kosovës është i padiskutueshëm dhe se harta e Ballkanit nuk do të ndryshojë.
Ai gjithashtu ka kërkuar rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë si e vetmja rrugë për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes dy vendeve.
“Është mjaft i rëndësishëm që të rinisë procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian. Ky dialog duhet të rifillojë sa më parë pasi të gjitha mosmarrëveshjes mund të zgjidhen në mënyrë konsensuale. Për ne është shumë e qartë që duhet të ketë bashkëpunim në vend të konfrontimit. Po ashtu ftoj që palët të bashkëpunojnë me KFOR dhe EUELEX" ka theksuar Vestervelle.
Ministri i jashtëm gjerman mbërriti sot në Prishtinë për të zhvilluar takime me krerët më të lartë të shtetit kosovar si dhe me krerë të KFOR-it. Në nisje të turneut të tij në rajon Vestervelle tha se rruga drejt Bashkimit Evropian është përmes demokracisë, reformave dhe zgjidhjes paqësore të të gjitha konflikteve. Më herët, ai vizitoi Malin e Zi dhe Kroacinë.