Vetedorezohet autori i vrasjes ne Lezhe
Vetëdorëzohet në policinë e Lezhës i dyshuari për vrasjen e 26 vjecarit Maltir Shtjefni, ngjarje e ndodhur me 9 janar të këtij viti në një lokal muzike në superstraden Lezhë- Lac. Maringlen Përgjini nga fshati Manati e Lezhes është paraqitur mbrëmjen e djeshme në komisariat, pasi ishte shpallur në kërkim nën akuzën e vrasjes me dashje të Shtjefnit dhe plagosjen e një tjetër personi. Burime nga policia e Lezhës kanë bërë të ditur se dorëzimi i autorit ka ardhur pas negociatave që ishin bërë më parë me familjarët e Përgjinit dhe kontrolleve që ishin kryer gjatë kësaj periudhe për kapjen e tij. Ai ka mohuar që të jetë autor i vrasjes se Maltir Shtjefnit, duke deklaruar se arma me të cilën është kryer krimi ka qenë e tij, por i është marrë nga një tjetër person i cili me pas ka qëlluar per vdekje Shtjefnin. Identiteti i personit që është akuzuar nga Pergjini nuk është bërë ende i ditur. Sipas burimeve policore kjo akuzë që pret të vërtetohet rëndon mbi një tjetër të ri që ka qenë në të njëjtën tavolinë me Pergjinin.