Tiranë, mungon vaksina e foshnjeveprindërit e blejnë privatisht
TIRANE - Në shumë poliklinika të Tiranës prej ditësh vihet re mungesa e vaksinës së pneumokokut vaksinë kjo, që i shërben fëmijëve të porsalindur. Kjo mungesë vaksine i ka detyruar shumë prindër t’iu drejtohen farmacive në mënyre private dhe me nje kosto monetare të lartë edhe pse kjo vaksinë me ligj i detyron qendrat shëndetësore ta ofrojnë këtë vaksinë falas.
Lidhur me këtë fak drejtori i politikave Shëndetsore në Ministrinë e Shëndetësisë Pëllum Pipero konfirmon për A1 Report se është vënë re një mungesë e përkoshme e kësaj vaksine, por ditën e martë do të rifollojë shpërndarja e saj në disa qendra ku vihet re mungesa e pneumokokut.Vaksina e pneumokokut u fut për herë të parë në Shqipëri ne muajin janar të 2011-ës. Kësaj vaksine i nënshtrohen foshnjet 2,4,6 muajsh.
Pneumokoku shkakton infeksione mjaft të rënda tek fëmijët si: pneumonia, meningjiti dhe sepsisi, apo infeksione të veshit, dhe vret më shumë se gjysmë milioni fëmijë nën 5 vjeç në të gjithë botën.
(ad.ti/g.h/shqiptarja.com)