Vetëfinancimi i hipotekave, frikë për abuzime me çmimet

Ligjëvënësit kanë hedhur dyshime mbi hapësirat që u krijon ligji drejtuesve të kësaj zyre për të rritur tarifat në emër të vetëfunksionimit.
"Mund të futemi në një spiral nga i cili nuk mund të dalim dot më. Ne rrisim shpenzimet, vonojmë praktikat, nuk regjistrojmë dhe kërkojmë të rrisim tarifat. Nuk regjistrojmë dhjetë, por regjistrojmë një por e paguan qytetari sa për dhjetë. Si do mbrohemi nga kjo ne", tha Ilir Rusmaili, kryetar i komisionit të ligjeve.
"Nuk mund të vendosi ministria e Financave dhe e Drejtësisë nëse nuk ka një kërkesë të argumentuar nga bordi", tha Ardian Hysa, drejtor i kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë. Sipas ndryshimit të ligjit ekzistues, nga fitimet e veta hipoteka krijon një fond të vecantë për të dëmshpërblyer çdo qytetar nëse i ka shkaktuar atij parregullsi me dokumentacionin, titullin e pronësisë apo i ka mbivendosur pronën. Por sipas opozitës, me këto para dhe mund të abuzohet. "Të krijosh një fond, të akumulosh e të mos kesh asnjë rregull në ligj dhe auditim të jashtëm, jashtë linjës qeveritare të këtij fondi nga shoqëria audituese. Kjo është një kartabiankë për super abuzime", tha Damian Gjiknuri, deputet i PS.
"Zyra e regjistrimit nuk është shoqëri sigurimi dhe nuk krijohet për të mbuluar dëme, po për të regjistruar pasuri dhe përgjigjet dhe financiarisht nëse ajo për shkak të veprimtarisë së vet shkakton dëme", tha Rusmaili, citon AS. Pavarësisht se ndryshon mbi 70 për qind ligjin ekzistues, ky variant nuk jep një zgjidhje për fatin e ndërtimeve mbi 100-vjeçare apo banesave të ndërtura para '91, ende të pahipotekuara. "Ekziston një numër i konsiderueshëm ndërtesash, pasuri të paluajtshme, rezidenciale po flasim, të ndërtuara para përpara viteve '91 masivisht në zonat urbane të fshatrave, po gjithashtu dhe në qytete për të cilat nuk ekzistojnë dokumenta", u shpreh Altin Laze, drejtor juridik hipoteke.
"Këshilli i ministrave do të rregullojë në mënyrë të detajuar procedurat se si do të funksionojë paraqitja e kërkesës, kush organ do e shqyrtojë, çfarë tagrash duhet të ketë ky organ, afatet, pasi situata është e jashtëzakonshme", tha Ardian Hysa, kryetar i komisionit të ligjeve. Drejtimi i Zyrës qendrore të hipotekës do t'i besohet një bordi kolegjial me 5 anëtarë, një prej të cilëve do të ketë tagrin e drejtorit ekzekutiv dhe do të emërohet nga kryeministri. 4 të tjerët emërohen nga ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave. /Start/
2012-03-05 16:55