E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce/ Vidhte makinat me trapano, kapet "mjeshtri"

Vjedhja e automjeteve te parkuara ne mjedise te ndryshme te qytetit te Korces ishte bere profesion per Elton Belulin, 19 vjec, deri mengjesin e dites se djeshme, kur ka rene ne pranga. Policia e ka kapur ne flagrance teksa me nje trapan elektrik shkaterronte dyert e makinave dhe me pas vidhte pajisje te ndryshme brenda tyre, si kasetofona, bokse e sende me vlere. Gjate hetimeve te kryera jane dokumentuar vjedhja e automjetit tip "BME", me targe KO 5955 B, ku jane marre kasetofoni dhe bokset, automjeti tip "Benz", me targe KO 2938 B, dhe "Fiat", me targe TR 9127 G, ku jane marre bokset dhe kasetofonet.

D. Z.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›