Vetëhelmohen 2 adoleshente, për të dashurin

Vetëhelmohet me kokra paracetamoli, foto arkiv
Dy adoleshente nga Saranda kanë tentuar ti japin fund jetës, për shkak të një lidhje dashuri. Mësohet se, të dyja vajzat kishin lidhje me të njëjtin person, dhe kur e kanë mësuar këtë kanë marrë vendimin ekstrem. Të dyja 16-vjeçaret pasi kanë mësuar që kishin të njëjtin të dashur kanë konsumuar nga një sasi të madhe paracetamoli.
Dy adoleshentet, njëra nga qyteti i Sarandës dhe tjetra nga fshati Shals, i këtij rrethi janë paraqitur në gjendje mjaft të rëndë në spitalin e qytetit jugor në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Mjekët e spitalit të qytetit të Sarandës bëjnë të ditur se vajzat kanë qenë në gjendje të rëndë dhe janë nisur me urgjencë drejt Tiranës. Dy adoleshentet janë transportuar me autoambulancë drejt kryeqytetit dhe sipas mjekëve, gjendja e vajzave mbetet kritike. /E.L/