Shkodër, policia gjen drogë në shpellë

Lëndë narkotike e sekuestruar nga policia, foto arkiv
Policia e Shkodrës ka sekuestruar rreth 8,5 kilogram marijuanë në fshatin Brojë të rrethit të Shkodrës. Policia gjatë një kontrolli të ushtruar në një shpellë, ka mundur të gjejë dhe sekuestrojë në cilësinë e provës materiale 2 thasë me ngjyrë të bardhë, ku në brendësi të tyre kishte 8 kg e 423 gr lëndë narkotike, marjuanë.
Gjithashtu, janë sekuestruar edhe dy automatikë, një krehër me 6 copë fishekë, 15 rrota natriban ngjyrë kafe, si dhe disa copa plasmasë, të cilat mendohet të përdoren për paketimin e lëndës narkotike.
Është identifikuar poseduesi i lëndës narkotike, por nuk është bërë ende arrestimi i tij. Shtetasi me inicialet G. K do të ndiqet penalisht për veprat penale, prodhim dhe shitje të narkotikeve dhe armëmbajtje pa leje. /Anila Dushi /