E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetehelmohen 2 gra, njera vdes

ELBASAN-Nje 30 vjecare ka gjetur vdekjen ndersa nje grua 27 vjec ndodhet ne gjendje te rende ne spitalin kirurgjik te Elbasanit pasi kane konsumuar helmin e forte te fotoksines. Diana Shtogu 30 vjec me banim ne fshatin Katund i Ri te komunes Bradashesh nuk ka mundur t'i rezistoje helmit me gjithe nderhyrjen e mjekeve. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, kur gruaja eshte gjetur ne gjendje te rende nga bashkeshorti i saj. Ende nuk dihen shkaqet qe kane cuar drejt vetehelmimit gruan e re. Ne te njejten kohe ne spitalin kirurgjik ka mberritur Elvira Metushi, 27 vjec, e martuar, me banim ne Belsh. Ajo ka pire te njejtin helm, por ne sasi me te vogel.

F.S


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›