Emigrantet, 7 mije per te festuar Pashket
Fluksi i emigranteve shqiptare qe ne prag te festes se Pashkeve udhetojne nga Greqia ne drejtim te vendlindjes, nepermjet doganes se Kakavijes, vazhdon te jete i larte. Prej mesnates deri ne oren 08.00 te mengjesit te djeshem nepermjet kesaj dogane kane hyre ne territorin shqiptar rreth 7 mije emigrante dhe 1300 automjete. "Ky eshte fluksi me i larte i hyrjeve te regjistruara gjate ketyre diteve", thote komandanti i postes kufitare te Kakavijes Elton Papa. Gjate udhetimit ne drejtim te vendlindjes emigrantet shqiptare nuk kane ndeshur radhe pritjeje si ne doganen shqiptare ashtu edhe ne ate greke. "Aktualisht, thote Papa, ne po punojme me 8 sportele duke shmangur keshtu problemet qe mund te ndeshin emigrantet gjate perpunimit te dokumenteve ne hyrje te doganes". Nderkohe edhe efektivat e doganes greke duke konstatuar fluksin ne rritje te emigranteve kane shtuar numrin e sportele nga 2 te tille ne 5 sportele kontrolli duke arritur te shmangin radhet e pritjes se emigranteve gjate levizjes ne drejtim te Shqiperise. Mbi 4500 emigrante dhe 1200 mjete jane regjistruar ne hyrje te territorit shqiptar nga pika e kalimit kufitar te Kapshtices. Autoritetet doganore kane marre masa per shtimin e numrit te sporteleve gjate dites se djeshme, per te mundesuar pritjen e emigranteve dhe kryerjen e procedurave te pershpejtuara te kalimit ne kufi. Ne te dyja anet e kufirit nuk jane krijuar radhe te gjata dhe nuk ka patur bllokime apo vonesa ne procedura. Blerim Kore