E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kallashi" te ambasadat, pranga 38-vjecarit

TIRANE - Vihet ne pranga me arme pa leje nje 38-vjecar, te cilit gjate nje kontrolli i eshte gjetur nje arme tip "Kallashnikov", qe e mbante la leje. Burimet zyrtare te uniformave blu te kryeqytetit kane bere te ditur nje dite me pare, se Ardian Leka, nga Vora eshte kapur ne oren 22:30 minuta ne rrugen e "Durresit", ne afersi te bllokut te ambasadave me automatikun tip "Kallashnikov" dhe dy krehra fisheke. Ai eshte kapur nga sherbimet e policise dhe me pas eshte derguar ne qeli. Policia po heton ne lidhje me qellimet e 38-vjecarit qe bridhte i armatosur ne qender te kryeqytetit.

A.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›