Vetevaret nena ne sy te 10-vjecarit
Nje 34-vjecare, nga fshati Shegas, i rrethit te Lushnjes, eshte vetevarur pasditen e djeshme ne sy te djalit te saj 10-vjecar. Sadete Alla eshte transportuar drejt spitalit civil te Lushnjes, por ka nderruar jete rreth 30 minuta pasi eshte konstatuar ngjarja. Burime nga policia vendore thane se viktima eshte gjetur ne tualetin e baneses se saj nga djali, ndersa po leshohej ne litar. Vogelushi ka dhene alarmin, duke thirrur ne ndihme familjaret. Gruaja ishte ende e gjalle kur eshte nxjerre nga banesa dhe eshte derguar drejt spitalit. Burime nga personeli mjekesor bene te ditur se 34-vjecarja i eshte nenshtruar nje terapie intensive, por nuk ka mundur t'u mbijetoje demtimeve ne shtyllen kurrizore dhe organeve te frymemarrjes. Policia tha se 34-vjecarja vuante nga depresioni dhe kishte tentuar edhe here te tjera per t'u vetevarur, por ishte ndaluar nga familjaret.