Vetëhelmohet me fostoksinë 27-vjeçari
Një 27-vjeçar nga Berati i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Dorian Soto është gjetur pa jetë nga familjarët në banesën e tij në lagjen Dëshmorët e Kombit.
Ata kanë lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka nisur hetimet. Sipas të dhënave paraprake, mendohet që shkak për vetëvrasjen e 27-vjeçarit të jetë bërë një shumë e konsiderueshme parash, të cilën ai e kishte lënë në lojërat e fatit.