Vetëm 4 pikë, e hapur Premierliga

Manchester United ka barazuar në udhëtim me Swansean me rezultat 1 me 1 duke bërë luftën për titull në Premierligën Angleze edhe më interesante.
Evra shënoj golin e avantazhit për mysafirët në minutën e 16 pas një goli me kokë. Një aksion të bukur për Sëansean e konkretizoj sulmuesi në top formë, spanjolli Michu në minutën e 29 të ndeshjes.
Gola në pjesën e dytë nuk pati pasi që dy skuadrat aplikuan mbrojtje të forta për të mos pësuar më gola.
Pas këtij barazimi, United mbetet lider tani me 4 pikë më shumë se Manchester City që është në vendin e dytë./Indeksonline/