Princi “Harry”, shpartallon talebanët

Princi Harry, i cili është pilot helikopteri “Apash” ka goditur talebanët me raketa gjatë një sulmi ajror në Afganistan.
Komanda ushtarake i kërkoi 27-vjeçarit të siguronte mbështetje ajrore për trupat në tokë. Sulmi ndodhi në fund të tetorit, menjëherë pas princi u kthye në Afganistan për shërbimin e tij të dytë në krye të detyrës si mitraljer në helikopter.
Harry mësoi të pilotonte helikopterë “Apash” gjatë një trajnimi 18-mujor gjatë qendrimit të tij në Afganistan. Djali i dytë i Lady D, i cili njihej si "Princi i festive”, “mezi priste” për t'u kthyer në Afganistan, pasi shërbimi i tij i parë u ndërpre në vitin 2008.
“Princi Harry, si çdo ushtar, e konsideron një nder i madh të përfaqësojë vendin e tij në Forcat e Armatosura të Madhërisë së Saj, kudo që ato zgjedhin ta dërgojnë atë', bën të ditur një zëdhënës zyrtar/Indeksonline/