E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Në 23 qershor të shkëputemi nga rruga e rrënimit

rama aperturNë mitingun e zhvilluar në qytetin e Peshkopisë, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama u premtoi banorëve se gjatë qeverisjes socialiste do të marr fund ndërtimi i plotë i rrugës së Arbrit. Rama tha se pas 23 qershorit Dibra nuk do të jetë më e izoluar dhe e braktisur ndërsa i ftoi banorët të votojnë për numrin 29, numër që lidhet edhe me datën e çlirimit të vendit.
Premtimi
Qarku që i besoi PD-së dhe sot e gjen veten të braktisur, të rrënuar dhe të izoluar. Jam i mrekulluar nga kjo pamje, nga këtu është e jashtëzakonshme dhe kjo pamje është përgjegjësi shumë e madhe për mua dhe për ne, për të filluar të bëjmë realitet premtimet, duke filluar nga Rruga e Arbrit. Dibra nuk do jetë me izoluar dhe e braktisur, rrënimi në Dibër do të ndalet më 23 qershor me numrin  29, numrin e bekuar të çlirimit të Shqipërisë, u shpreh Rama. Duke premtuar një rilindje të vendit, Rama tha se festa e tij nuk është që demokratët të kthehen në socialistë por që qytetarët të votojnë për interesat e tyre. Ne kemi detyrën historike të Rilindim Shqipërinë duke, i hapur rrugë, çdo familje të zakonshme pavarësisht bindjeve dhe teserës të secilit. Historia e një Shqipëria të përçarë dhe të ndasisë pa mbarim ka sjellë rrënimin që do ndalim me 23 qershor për të hapur rrugën e një historie të re, ku politika dhe qeveria njerëzit t’i shohë si njerëz dhe jo si zgjedhës. Ftesa ime nuk është që demokratët të bëhen socialistë, por të votojnë për interesin e tyre, deklaroi Edi Rama. Në vijim, Rama akuzoi qeverinë se ka braktisur këtë zonë, ndërsa mori si shembull Maqellarën e cila sipas Ramës ka 20 vjet që voton për Saliun dhe ende nuk ka ujë të pijshëm. Do flasim për Maqellarën, që ka 20 vjet që voton Saliun dhe ka 20 vjet pa ujë. Në do fitojmë më 23 qershor dhe për Maqellarën dhe historia e ujit që është kthyer në një legjende që e turpëron. Unë do i bëj hallet tuaja hallet e mija, problemet tuaja problemet e mija. Dibranët thonë se japin ujë në bisht të lugës, shpresoj që më 23 qershor do të tregojnë zgjuarsi të madhe në shkëputjen nga rruga e rrënimit dhe bashkimi me Rilindjen, përfundoi Edi Rama.

Leskaj: Arsimi lë për të
dëshiruar, prioritet arsimi profesional
Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, Valentina Leskaj zhvilloi një takim me studentë të universitetit Ismail Qemali në Vlorë. Në fjalën e saj, Leskaj tha se arsimi sot në vend lë shumë për të dëshiruar ndërsa shtoi se gjatë qeverisjes socialiste do ti kushtohet më tepër vëmendje arsimit profesional. Arsimi në ditët e sotme lë shumë për të dëshiruar, të rinjve nuk iu ofrohen mundësi, punësimi, korrupsioni po kap shifrat më të larta, përballë kësaj situate qeveria hesht, tha Valentina Leskaj.

Rama: Do ndërtojmë rrugën e Arbrit
Gjatë turit të tij në qarkun e Dibrës, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama u ndal në Klos ku zhvilloi një bashkëbisedim me banorë të zonës. Teksa vlerësoi kandidatin për deputetë të PS-së në këtë qark, Shkëlqim Canin, Rama akuzoi qeverinë se mashtroi banorët për ndërtimin e rrugës së Arbrit ndërsa premtoi realizimin e saj gjatë qeverisjes së socialistëve. Pse nuk e ndërtoi PD Rrugën e Arbrit? Ajo që është bërë, është sa për ti hedhur hi syve popullit, sa për të shkatërruar një pjesë të mjedisit dhe pasurisë natyrore. Ajo që mund tju them është që ne do ta bëjmë Rrugën e Arbrit dhe jo vetëm atë, por të gjitha rrugët që ne do të ndërtojmë do të jenë ndryshe nga rrugët që ndërtojnë këta që kanë ngelur rrugëve. Dhe aty ku kanë derdhur miliarda rrugët janë për faqe të zezë, tha Rama. Në vijim kryesocialisti u premtoi banorëve se pas 23 qershorit shërbimi shëndetësor do të jetë falas ndërsa premtoi uljen e numrit të të papunëve. Përralla nuk ju tregoj, Shqipëria apo Klosi nuk do bëhet Zvicër për 4 vjet, por pas katër vjetësh këtu do jemi prapë dhe shëndetësia do jetë falas. Në shkop magjik nuk kemi. Por këtij vendi zoti dhe natyra i kanë falur gjithçka që të jetojë në kushte normale. Të vuajë për bukë, për punë, për shërbime minimale, kjo nuk shkon. Për këtë arsye secili që ka votën në dorë duhet ta marrë këtë përgjegjësi. Nuk mund të vazhdohet më kështu, u shpreh Rama.

Veliaj: Më pak taksa biznesit të vogël
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës, Erion Veliaj, zhvilloi një takim me femrat sipërmarrëse në Gjirokastër. Në fjalën e tij, Veliaj tha se gjatë katër viteve të ardhshme, qeveria e PS-së do të lehtësojë taksat e biznesit të vogël. Mbështetja jonë kryesore për biznesin do të vijë përmes lehtësimit të taksave sidomos për biznesin e vogël, do të largojmë nga duart e administratës tatimore gjobëvënien politike ndaj biznesit të madh. Ne do të rijetësojmë funksionin e Dhomave të Tregtisë, i cili është një prioritet për qeverinë e pas 23 qershorit. Programi i qeverisë së ardhshme të drejtuar nga kryeministri Edi Rama do të ndezë dritën e shpresës për sipërmarrësit shqiptarë të cilët sot gjenden përballë krizës ekonomike më të thellë, e për të mos mjaftuar nuk mungojnë as gjobat marramendëse të sekserëve dhe servilëve të pushtetit, deklaroi Veliaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›