Vetëm me karta identiteti në Mal të Zi dhe Maqedoni

Marrëveshja për këtë qëllim u nënshtruar sot në Tiranë nga tre ministrat e Jashtëm të shteteve përkatëse.
"Pas takimit të Komisionit të partneritetit të vendeve të A5 dhe SHBA nënshkruajmë një marrëveshje mjaft të rëndësishme me Maqedoninë për lëvizjen mes dy vendeve me kartë identiteti", tha ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto.
Ai ka pritur në takime shefin e diplomacisë maqedonase, Nikola Poposki dhe atë malazez, Milan Rocen. Ministrat Poposki dhe Haxhinasto, e kanë cilësuar nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje si një hap shumë konkret që do të rrisë mundësitë për bashkëpunim mes dy vendeve dhe do të lehtësojë kalimin e kufirit për të realizuar qëllimet e dy vendeve siç janë lehtësimi i lëvizjes së qytetarëve dhe angazhimet e tyre për integrimin në BE.
Ndërkohë, sot Përfaqësuesit në Takimin e Komisionit të Partneritetit të vendeve të A5 + SHBA miratuan një komunikatë të përbashkët, e cila mbështet përpjekjet e vendeve të rajonit për bashkëpunim për të realizuar anëtarësimin në BE dhe NATO.
2011-12-14 16:54