Xavi, shembull që duhet të ndiqet

Sergio Busquets e ka shfaqur admirimin që ka për bashkëlojtarin me përvojë, Xavi Hernandez, për të cilin thotë se është shembull që duhet të ndiqet nga lojtarët tjerë.
“Ai është një lojtar jashtëzakonisht i rëndësishëm, me një të kaluar të pasur. Ai është një shembull brenda dhe jashtë fushës”, ka thënë mesfushori katalunas.
“Do të ishte nder për ne nëse vendos të pensionohet në Barcelonë”, shtoi Busquets, i cili foli edhe për ndeshjen e rëndësishme ndaj Real Madridit, që zhvillohet më 7 tetor, të cilën megjithatë nuk e konsideron si vendimtare për titull të kampionit.