Vetëm turqit na e kalojnë për pirjen e duhanit
Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Duhanit, të dhënat që vijnë nga Instituti i Shëndetit Publik janë dramatike. 40 përqind e shqiptarëve pinë duhan, duke lënë pas çdo shtet evropian përveç Turqisë. Të dhënat flasin për rritje të ndjeshme të numrit të duhanpirësve në krahasim me vitet e mëparshme. Femrat në zonat urbane pinë duhan 2-3 herë më shumë se ato në zonat rurale. Po ashtu, numri i femrave që pinë duhan është në rritje të konsiderueshme, kurse i meshkujve që pinë duhan në rënie.
Një ligj kundër konsumimit të duhanit në ambiente publike, i miratuar disa kohë më përpara nga qeveria, ka rezultuar një dështim total. Madje dështimi i këtij ligji shpesh është marrë nga ndërkombëtarët si një shembull i faktit se nuk ka rëndësi të miratohen ligjet, por të zbatohen.