Teherani mbyll hapësirën ajrore, Merkel në ajër
Teherani mbyll hapesiren ajrore per aeroplanin e kancelares Angela Merkel, duke e lene ate ne ajer per disa kohe. Pas ngjarjes ministri i jashtëm i Gjermanisë, Guido Vestervelle, tha se Gjermania ka therritur ambasadorin iranian për shpjegim.
Zonja Merkel udhëtonte sot për në Indi, kur ishte detyruar të qarkullonte mbi Turqi, për afro dy orë, pasi Irani e kishte tërhequr lejen për kalim të hapësirës ajrore.
Shtefan Zibert, zëdhënës i kancelares Merkel, tha se ne kurrë nuk kemi përjetuar diçka të, këtillë dhe e ka përshkruar incidentin si të pazakonshëm.
Pas negociatave, ku ishin involvuar autoritetet e Turqisë dhe të Gjermanisë, aeroplani ishte lejuar ta vazhdoj fluturimin mbi Iran, për në Nju Delhi të Indisë.