Gjermania shfajëson kastravecin. Shqipëria nën terrorin e papërgjegjshmërisë së Vasilit
Ndër të gjitha vendet e rajonit, vetëm Shqipëria duket se është terrorizuar më shumë sa i përket virusit E- Coli. Kjo edhe falë papërgjegjshmërisë së Ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, që në vend që të qetësojë qytetarët, i ka terrorizuar duke thënë se do ndalohet importi i perimeve në nisjen e sezonit të tyre. E gjithë kjo ka krijuar një klimë terrori pasi qytetarët pasi qytetarët thonë se po heqin dorë nga perimet, pa pyetur se nga vijnë ato. Kjo klimë e krijuar nga paqartësia e Vasilit rrezikon të godasë edhe prodhuesit vendas, që mezi kanë pritur këtë moment për të shitur diçka pas përmbytjeve të fillimvitit që shkatërruan një pjesë të mirë të tokës në një nga zonat më pjellore në vend.
Por çfarë po ndodh në Gjermani, aty ku është vatra e virusit. Sot mediat thonë se nuk është fajtor kastraveci dhe perimet për transportimin e virusit. Në kastravecat e dyshuar është gjetur një variant i këtij bakteri, por jo ky i rrezikshmi. Shkencëtarët mendojnë se mund të jenë kafshët që e kanë transportuar virusin, por mund të jenë edhe njerëzit. Numri i të vdekurve ka shkuar në 15 në Gjermani. Në Norvegji ka vdekur një grua nga ky virus, e cila kishte qenë në Gjermani. Kryesisht në veri të Gjermanisë është i lartë alarmi. Aty është rekomanduar që të mos konsumohet kastravec, domate dhe sallatë jeshile.
Dhe kur gjermanët nuk e kanë gjetur ende fajtorin, Vasili sulet i pari duke frikësuar qytetarët.
