Vetëplagoset me armë gjuetie

Një person është vetëplagosur me armë gjuetie derisa ishte në gjah. Rasti ka ndodhur të hënën në mesditë në fshatin Keqekollë të Prishtinës. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor.
Sipas raportit mjekësor, gjendja shëndetësore e tij është jashtë rrezikut për jetë. Arma është konfiskuar për te cilën i dyshuari nuk posedonte leje përkatëse./Indeksonline/