Gjendet i varur ne banese adoleshenti
Nje adoleshent eshte gjetur i varur ne banesen e tij ndersa nuk dihet shkaku i vertete i ketij akti. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Shushice te Elbasanit dhe policia beson se 16-vjecari Estref Beqiri mund te kete kryer nje akt vetevrasjeje. Megjithate burime policore thane se po hetohet ne disa pista. Dje jane marre ne pyetje familjaret dhe shoket e djalit 16-vjecar per te cilin thane se ishte nje femije shume i qete. Ishin prinderit e tij ata qe kur kane hyre brenda ne shtepi jane befasuar dhe alarmuar. Ai kishte varur litarin ne hekurat e dritares se katit te dyte te baneses se tij. Te tronditur ata kane njoftuar policine e cila me pas ka dale me konkluzione jo perfundimtare se 16-vjecari mund te jete vetevarur.