Kapet ne kufi 20-vjecarja e zhdukur prej 7 muajsh
Ishte shpallur e kerkuar por kapet ne kufi. Nje vajze 20-vjecare nga Tirana u ndalua ne piken e kalimit kufitar te Morinit ndersa po hynte nga Kosova ne Shqiperi. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e kaluar kur Juarda Brahimi u ndalua nga policia pas kontrollit te dokumenteve te saj ne sistemin TMS. 20-vjecarja rezulton se eshte person ne kerkim prej 7 muajsh nga Policia e Tiranes. Ajo ishte denoncuar nga vete prinderit e saj qe e konsideronin te zhdukur - pohojne burime te policise kufitare. Vendosja e sistemit TIMS per kontrollin e dokumentacionit ka bere qe te rritet numri i personave te ndaluar per shkaqe te ndryshme nga policia kufitare. Gjate 24 oreve te fundit jane ndaluar 3 persona duke e cuar numrin e te ndaluarve nga fillimi i vitit ne 68 persona.