Veteranet e UK-se ne greve kerkojne te drejtat e tyre

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të ish-Luftëtarëve të UÇK-së për të 57-ën ditë me radhë para ndërtesës së qeverisë së Kosovës është duke vazhduar në grevë. Kërkesa e tyre e vetme mbetet kalimi në kuvendi i ligjit për vlerat e luftës. Kryetari i këtij këshilli, Xhevdet Qeriqi tha për Albanian Screen se greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
“Ne presim nga qeveria që ta procedojë këtë ligj, pastaj të bisedojnë se cilat janë ato procedura që ky ligj të miratohet për arsye se ka kaluar një kohë e gjatë edhe veteranet e luftës nuk gëzojnë asnjë të drejtë, nuk njihen vlerat e luftës me ligj. Këto janë arsyet tona pse ne jemi në grevë, nuk kemi dalë që të kërkojmë lëmoshë apo diçka tjetër, me rendësi është të njihen vlerat e luftës”-tha ai.
Qeriqi tha se në ligjin që pritet të kalojë në kuvend ka vërejtje, por megjithëkëtë, sipas tij për veteranët luftës ky ligj është i pranueshëm.
“Po ligji është bërë gati, për ne është i pranueshëm, ne kemi një vërejtje rreth moshës, aty është mosha 50 vjeçare ku mund të përfitojnë veteranët benificione, përndryshe është i pranueshëm si ligj”-theksoi ai.
Sipas Qeriqit janë mbi 15 mijë veteranë të luftës që presin sa më parë miratimin e këtij ligji. Kryeministri Hashim Thaçi, ka premtuar që gjatë kësaj jave “ligji për vlerat e luftës’ do kalojë në kuvend.
Sala Mustafa