E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajnohen shtatzanat. Keshilla per 9 muajt e barres

Tani të gjitha femrat që presin të sjellin në jetë një fëmijë do të kenë mundësi të ndjekin kurse këshillimi dhe edukimi falas pranë maternitetit “Koço Glozheni” në Tiranë. Kjo inisiativë vjen për  herë të parë në Shqipëri nën kujdesin e mjekëve profesionistë të cilët do të servirin këshilla për nënat e reja, se si të ushqejnë bebet e tyre me qumësht gjiri, me shishe, mënyrat e sterilizimit,  shqetësimet e foshnjave e deri tek këshillat për të shmangur depresionin pas lindjes.

“Ky projekt synon të rrisë shkallën e përgjithshme të informimit dhe kulturës së përgjithshme mjekësore tek gratë shtatzanë dhe nënat e reja si dhe të krijojë një traditë të vazhdueshme e të qëndrueshme të këtyre kurseve edukuese në Shqipëri”- tha koordinatorja e projektit Rediana Curaj.

Në këtë trajnim krahasa stafit mjekësor të matenitetit “Kiço Glozheni” do të jetë edhe psikologu klinik. Krahas zhvillimit të këtij kursi për nënat e reja është menduar që të shpërndahen edhe dhurata për bebet që do të sjellin në jetë.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›