E Diel, 1 Nëntor 2026

Veteranët ia përkujtojnë EULEX-it krimet e luftës

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, në vazhdimësinë e agjendës për mbrojtjen e vlerave të luftës, kanë shpërndarë sot në tërë Kosovën, bilbordat me tekst: “EULEX is doing Nothing to fight War crimes”, ku janë paraqitur edhe disa prej lokacioneve ku gjatë luftës policia dhe ushtria jugosllave-serbe, ka masakruar popullatën civile shqiptare.

Është viti i dytë që organizatat nuk e kremtojnë 12 qershorin, si ditë të Paqes, sepse ata që e sollën këtë paqe, po persekutohen padrejtësisht nga EULEX-i, në emër të “drejtësisë”.

Organizatat nuk do të ndalen me kaq, por agjenda do të zbatohet deri në realizimin e qëllimit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›