E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veterani rus paralajmëron perëndimin për Afganistanin

Udhëheqësi i Unionit të Veteranëve rus të luftës së Afganistanit, ka thënë se dhuna do të rritet në Afganistan nëse forcat ndërkombëtare do të tërhiqen nga ky shtet.

Veterani rus i luftës, Franc Klinceviç, i cili ka shërbyer si kolonel gjatë luftës së sovjetikëve në Afganistan, gjatë viteve 80, i ka thënë Rojtersit se “menjëherë kur amerikanët dhe evropianët të largohen, talebanët do të sulmojnë gjithçka.

Klinceviç i cili është edhe deputet në parlamentin rus, ka kritikuar SHBA-të se kanë dështuar të mësojnë nga përvoja ruse në Afganistan para se të nisnin luftën në vitin 2001.

Moska ende vuan pasojat e luftës 10 vjeçare në këtë shtet, në të cilin pothuajse 15 mijë ushtarë sovjetik humbën jetën ndërsa sovjetikët u tërhoqën në vitin 1989.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›