SHBA, Hakebi nuk garon për president

Majk Hakebi, ish guvernatori i shtetit jugor amerikan të Arkanzasit, ka thënë sot se ai nuk do të kandidojë për president të SHBA-së.
Republikani Hakebi, ka bërë këtë njoftim në televizionin amerikan, Fox.
Vendimi i Hakebisë lë partinë Republikane pa një kandidat të fortë i cili do të përballej me Presidentin Barak Obama, përkrahja për të cilin është rritur që prej vrasjes së Osama bin Ladenit.
Majk Hakebi, një konservator i njohur, rregullisht gjendet në nivele të larta të popullaritetit në nivelin kombëtar.