E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerikanët mërzisin kryengritësit libianë

"Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë CNT-në si një bashkëbisedues të ligjshëm dhe të besueshëm që përfaqëson popullin libian", i theksoi këshilltari i Presidentit Barak Obama për sigurinë kombëtare, Tom Donilon njërit prej liderëve të kryengritësve libianë, Mahmud Xhibril.

Gjatë një interviste për CNN Xhibril theksoi se priste nga bisedimet në Shtëpinë e Bardhë që Shtetet e Bashkuara t'i njihnin zyrtarisht kryengritësit libianë.

Edhe pse Donilon përsëriti qëndrimin e presidentit Obama sipas të cilit, lideri libian Muamar Gadafi "ka humbur legjitimitetin dhe duhet të heqë dorë nga pushteti menjëherë" pritshmëritë e kryengritësve nuk u përmbushën plotësisht.

SHBA-ja dhe Britania e Madhe nuk i kanë njohur zyrtarisht kryengritësit si përfaqësuesit legjitim të Libisë, në kontrast me atë që ka bërë Franca, Italia dhe Katari./Start/

                                                                                             2011-05-14 10:17
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›