E Diel, 1 Nëntor 2026

Meksi: E gjeta arkën e shtetit me 2.5 milion USD, në vitin 1995 skishim grurë

Aleksandër-Meksi_optIsh- kryeministri Aleksandër Meksi, në një intervistë për Shekullin, ka rrëfyer vitet e vështira kur ai ka drejtuar ekzekutivin shqiptar.

Meksi, që e mori detyrën më 13 prill të vitit 1992, thotë: Qeveria e parë demokratike u përball me vështirësi të shumta. Situata ishte kjo: në bankën e shtetit, Shqipëria kishte vetëm 2.5 milion dollarë. Ndërsa inflacioni ishte të paktën 250 përqind. Pra faktikisht isha kryeministër i një vendi të falimentuar.

Por edhe pse situata u normalizua, sërish të drejtoje vendin në atë kohë ishte e vështirë.

Meksi thotë se në vitin 1995 patën probleme me bukën. Ishte koha kur në rezervat e shtetit kishte vetëm 800 ton grurë. Por një gjë të tillë nuk e deklaruam për të mos krijuar panik në popull, thotë Meksi.

Meksi thotë se ka paralajmëruar për piramidat, duke kërkuar bllokimin e tyre përpara se të plaste kriza.

Ai shprehet se ka punuar mirë, por mund të kishte bërë edhe më shumë./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›