E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvaret një 44-vjeçar

 

LAÇ- Tashmë kishte vendosur t’i jepte fund jetës, kohë më parë. Megjithatë 44-vjeçari i dëshpëruar e ka kryer aktin e tmerrshëm sot. Bëhet fjalë për Lefter Bashën, që i dha fund jetës në kushte depresive.

Është vetëvarur në një plep 44-vjecari Lefter Basha, duke i dhënë kështu fund jetës së tij. Pamja tronditëse është parë nga kalimtarët që e kanë gjetur atë të vetëvarur në pemë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Gjorm. Në fakt Lefteri kishte tentuar të vetëvritej edhe para disa ditësh, por nuk ia kishte arritur dot. Basha kishte deklaruar se mund te akuzohej per vrasje ndaj kishte vendosur t'i jepte fund jetes. "Dyshohem per vrasjen e Remzi Hoxhes"- kishte thene ai kur ishte ende gjalle. Para dy javesh Lefteri kishte pire benzen dhe ne nje shfaqje te dhene para mediave kishte kercenuar se do t'i vinte flaken vetes. Ai bertiste duke thene se akuzohej pa te drejte per vrasjen e biznesmenti shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Por ai nuk e coi dot deri ne fund planin e tij te vetevrasjes sepse nderhyri policia per ta shpetuar. Por sot Basha ia doli mbane, te vriste veten duke u vetevarur ne plep. Ai krijoi nje pamje te tronditese per kalimtaret qe e gjeten ne ate gjendje. Megjithate ne lidhje me deklaratat e tij se kishte qene ne shtepine e Remzi Hoxhes nuk u moren parasysh pasi ai u konsiderua i semure mendor

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›