E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, aksident, humbin jetën 3 kroatë

 

Kanë humbur jetën 3 shtetas kroatë në një aksident rrugor në Lezhë. Ata udhëtonin më mjetin tip Volksvagen.

LEZHË- Ndërsa udhëtonin në afërsi të fshatit Gjadër në Lezhë, janë aksidentuar me pasojë vdekjen 3 kroatë. Ata janë përplasur me një maune dhe përplasja ka qenë fatale. Si pasojë 3 kroatë humben jeten. Ka vdekur ne vend Gan Dokovic 24 vjec, ndersa Alen Zukanovic 34 vjec, cili ishte dhe drejtuesi i volksvagenit eshte plagosur rende. Emrat e dy viktimave te tjera ende nuk dihen. Viktimat ishin nga Zagrebi i Kroacise. Ka mbetur i plagosur shoferi i maunes, me kombësi malazeze. Ai është shoqëruar në ambientet e spitalit të Lezhës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Jedomir Komacina 56 vjec nga Plava udhetonte me maunen me targa malazeze 25-38 TG.

Kroatët udhëtonin me mjetin tip volsvagen me targa SI 998 Dl kur janë përplasur me maunen me targa malazeze. Sipas policisë e cila është në vendngjarje shoferi i volksvagenit ka qenë duke udhëtuar në krahun e kundërt, gjë që mendohet se është shkaku i aksidentit. Më pas automjetet kanë dalë jashte rruge duke lënë 3 të vdekur dhe 2 të plagosur. Policia po punon per identifikimin e ermave te dy viktimave te tjere, me kombesi kroate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›