Vetëvaret shoferi i Urdhërit të Mjekut

është gjetur i vetëvarur mëngjesin e sotëm përpara repartit Infektiv Avni Kita. Nga informacionet e para bëhet e ditur se viktima ishte punonjës pranë Urdhërit të Mjekut.Ndërkohë që ende nuk bëhen të ditura arsyet e këtij gjesti, mendohet se një prej shkaqeve që e ka çuar personin në fjalë në një veprim të tillë të ketë qetë depresioni. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia e cila ka nisur dhe hetimet e para. Trupi i pajetë është gjendur prej kalimtarëve të rastit të cilët kanë njoftuar më pas policinë. Mendohet që viktima të jetë varur në pemë duke hipur mbi makinë. Më pas trupi i viktimës është transportuar prej policisë në morg ku pritet që t'i bëhen edhe ekzaminimet e fundit për të nxjerrë në dritë të vërtetën.